Lidhje

Emigracioni, në Tiranë ministri i Brendshëm gjerman


Thomas de Maizière pritet të vizitojë nesër kryeqytetin shqiptar. Takime me ministrin Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama

Në Shqipëri pritet të mbërrijë nesër për një vizitë të shkurtër disa orëshe ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière. Vizita e tij pritet të përqëndrohet në cështjen e nxehtë të emigracionit. GJermani po përballet me një dyndje të madhe azilkërkuesish. Përvec atyre që kanë mbërritur nga vendet në konflikt si Siria, një numër i madh kërkesash ka patur edhe nga Ballkani e vecanërisht nga Shqipëria. Janë disa dhjetra mijëra shqiptarët të cilët kanë kërkuar azil. Autoritetet e këtushme disa herë kanë këmbëngulur se një pjesë e azilkërkuesve janë sipas tyre, shqiptarë emigrantë që deri më tani kanë jetuar në Greqi.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière do të takohet me homologun e tij shqiptar Saimir Tahiri dhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në përfundim të vizitës do të ndalet dhe në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza do të bisedojë dhe më përfaqësues të policisë shqiptare të kufirit lidhur me procedurat që ndiqen ndaj azilkërkuesve të riatdhesuar. Muajt e fundit, autoritetet gjermane kanë kthyer pas qindra shqiptarë, duke ju ofruar atyre që kthehen vullnetarisht mosndëshkim me ndalim të hyrjes në vendet Schengen për 5 vite.

Gjermani ka përshpejtuar procedurat e trajtimit të kërkesave për azil ndërsa e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që e bën thuajse të pamundur pranimin e cdo lloj kërkese për qëndrim në territorin e saj nga ana e qytetarëve shqiptarë.

XS
SM
MD
LG