Lidhje

Korrupsion në atletikën botërore


Rusia duhet të ndalohet të marrë pjesë në garat e atletikës. Ky është përfundimi i raportit të hartuar nga një komision i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut, i cili shqyrtoi akuzat për korrupsion në sportet ruse. Nga hetimi del se Rusia ka në fakt një program dopingu të sponsorizuar nga shteti. Autoritetet ruse i kanë mohuar me forcë akuzat.

Nga mjediset e qeta të Gjenevës, një tërmet i ri po lëkund themelet e sportit botëror --- akuzat se Rusia prej vitesh ka një program dopingu në atletikë të mbështetur nga shteti. Dick Pound kryeson komisionin që po heton akuzat.

"Ne gjetëm fakte se si ishte mbuluar ky aktivitet, gjetëm mostra të shkatërruara në laboratorë, gjetëm pagesa të bëra për të fshahur rezultatet e testeve për doping."

Zoti Pound thotë se shërbimi rus i sigurimit të shtetit, FSB, ka qenë i pranishëm në laboratorët anti-doping, si pjesë e një modeli më të gjerë të asaj që është cilësuar si “frikësim dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga ana e shtetit rus. Komisioni bëri thirrje që Rusia të ndalohet të marrë pjesë në gara atletike.

"Si pasojë, atletët rusë mund të mos lejohen të marrin pjesë në Lojrat Olimpike të Rios 2016. Shpresoj se ata e kuptojnë që ka ardhur koha për të ndryshuar.”

Ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, i mohoi me forcë akuzat. Zëdhënësi i Kremlinit tha sot se nuk janë paraqitur prova për të vërtetuar akuzat.

Rusia doli e dyta pas Shteteve të Bashkuara në renditjen e medaljeve në Olimpiadën e Londrës 2012. Zoti Pound tha se Olimpiada u sabotuanga qëndrimi liberal i mbajtur nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, IAAF.

Kreu i shoqatës, Sebastian Coe, u zotua dje se do të përpiqet për të pastruar sportin - por pranoi se kjo do të jetë një rrugë e gjatë.

"Kam kërkuar mbledhjen e këshillit të premten. Ne do të shqyrtojmë atë që ata kanë pohuar dhe pastaj do të shqyrtojmë hapat e mëtejshëm."

Këshilli i Shoqatës ka 27 anëtarë - shumica emra të famshëm – të cilët kanë tani në dorë fatin e Rusisë. Philip Barker ështëhistorian sporti

"Këta njerëz janë figura të mëdha të atletikës. Detyra e tyre është të shikojnë se ç’duhet bërë. I pyetur nëse do ta përjashtojë Rusinë, zoti Coe ka thënë “asnjëherë nuk i dihet”.

Zoti Barker thotë se akuzat të kujtojnë korrupsionin gjatë epokës sovjetike.

"Në Republikën Demokratike Gjermane ekzistonte korrupsioni i sponsorizuar nga shteti që u zbulua në fund të viteve '80 dhe në fillim të viteve 90. Rasti i tanishëm është po aq i rëndë.”

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, Interpoli do të punojë krahas prokurorëve francezë për të shqyrtuar akuzat se atletë të njohur kanë kërkuar para për të zhdukur teste që flisnin për përdorim droge, përfshirë përdorim droge edhe nga nga zyrtarë të lartë të Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës.

XS
SM
MD
LG