Lidhje

Shtëpitë prej balte në Nju Meksiko


Si qyteti më i madh në shtetin Nju Meksiko, Albuquerque është me rritjet më të shpejta ndër qendrat e teknologjisë së lartë në SHBA. Megjithatë rrallë sheh ndërtesa shumë-katëshe. Vendin e tyre e zënë shtëpi përdhese të ndërtuara me baltë.

Me çati të sheshtë - shpesh me projektim trarësh - shkallë dhe mure të rrumbullakosur, këto shtëpi janë karakteristike për qytetin Albuquerque.

Quentin Wilson drejton Programin Adobe të Ndërtimit në kolegjin verior të Nju Meksikos.Ai thotë se në këtë pjesë të shkretëtirës, qerpiçi është materiali më i mirë që të gjithë do ta zgjidhin për ndërtim. Muret e mëdha e të trasha, i përshtaten klimës së shkretëtirës, pasi e mbajnë shtëpinë të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.

Materiali i ndërtimit është një përzierje e baltës me kashtë. Indianët amerikanë kanë filluar ndërtimin e shtëpive të tilla në vitet 1400. Elementet spanjolle janë shtuar kur spanjollët kolonizuan rajonin në vitet 1600. Evropianët e veriut erdhën më vonë. Megjithatë, Quentin Wilson thotë se të trija këtë grupe e panë qerpiçin si një material të vlefshëm ndërtimi, dhe nuk e zevendësuan me ndonjë lloj tjetër.

Muret e mëdha janë të rëndësishme në klimën në shkretëtirë. Gjatë verës, njerëzit hapin dyert natën për të lejuar freskinë dhe i mbyllin ato gjatë ditës. Është si të jetosh në një dhomë me ajër të kondicionuar.

Kris Linton bleu tre shtëpi, i ktheu ato në stilin qerpiç dhe i jep me qira. Synimi i saj është që njerëzit të shohin se si ishin shtëpitë në ditët e hershme të qytetit. “Ne kemi ruajtur qëllimin e tyre, ato janë bërë për të jetuar.”, thotë ajo.

Dhe shtëpitë prej qerpiçi vazhdojnë të ndërtohen. Alandhe Joyce Weitzel jetojnë në një version bashkëkohor.

"Më pëlqen struktura, është e fortë. Brenda në shtëpi është qetësi.”

Pormuret e trasha prej qerpiçi mund të dobësojnë sinjalet e telefonit celular. Ky është një kompromis që çifti Weitzels është i gatshëm ta pranojë. Ata gjithashtu duhet të kujdesen për muret e qerpiçit, duke i lyer me baltë çdo vit për t'i mbajtur të thatë dhe në formë.

Por pavarësisht mangësive të tilla, me njerëz si Linton dhe Weitzels, arkitektura e qerpiçit do të ruhet dhe mbetet një simbol i New Meksikos.

XS
SM
MD
LG