Lidhje

Kryeministri britanik bën thirrje për reforma


Kryeministri britanik David Cameron i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të realizojë një sërë reformash, para se vendi i tij të mbajë referendumin për daljen ose jo nga organizata me 28 vende.

Mes kërkesave janë masat mbrojtëse për një të tretën e vendeve të Bashkimit Evropian që nuk përdorin Euron. Zoti Cameron tha se nëse Bashkimi Evropian bëhet një “klub i një monedhe të vetme”, atëherë Britania nuk do të jetë pjesë e këtij klubi.

Ai hodhi idenë e krijimit të një mekanizmi që të lejojë grupe vendesh që së bashku të mund të bllokojnë legjislacione të BE-së që nuk përputhen me interesat e tyre kombëtare dhe që Bashkimi Evropian të arrijë një marrëveshje të qartë dhe të pakthyeshme që t’i japë fund detyrimit të Britanisë “për të punuar për një bashkim edhe më të ngushtë”.

Kryeministri britanik tha se e mbështet lëvizjen e lire mes vendeve të BE-së, por se do një sistem më të drejtë dhe që qeveritë të kenë më shumë kompetenca për të kontrolluar imigracionin.

XS
SM
MD
LG