Lidhje

BE kritikonTurqinë në raportin e progresit


Bashkimi Evropian kritikoi Turqinë në raportin e sotëm të progresit për këtë vend, duke thënë se ajo ka të meta në standardet demokratike dhe ka bërë hapa prapa përsa i takon lirive të shprehjes dhe grumbullimit.

Raporti për anëtarësimin e mundshëm të Turqisë në BE, nuk u bë publik deri pas zgjedhjeve nga të cilat partia e Presidentit Recep Tayyip Erdogan fitoi shumicën në parlament.

BE-ja theksoi interesin e vazhdueshëm të Turqisë për t’u anëtarësuar në bllok, por tha se ai ishte zbehur nga disa ligje të rëndësishme që “binin ndesh me standardet evropiane”.

XS
SM
MD
LG