Lidhje

Tiranë, studentët protestë para qeverisë

  • Armand Mero

Kundërshtohet ligji për Arsimin e Lartë. Të rinjtë: Mohohet e drejta për shkollim

Në Tiranë disa qindra studentë nga Universitete të ndryshme publike të vendit, u mblodhën sot përpara selisë së Qeverisë për të protestuar kundër reformës së arsimit të Lartë

Protesta e sotme pason incidentin e ndodhur javën e shkuar pranë Fakultetit të Shkencave Sociale kur një grup studentësh qëlluan me vezë kryeministrin, pikërisht për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj reformës. Sot të rinjtë qëndruan për më shumë se një orë të ulur në bulevardin para godinës së kryeministrisë, ndërsa deklaruan se protesta e tyre nuk do të ndalet. Ata thanë se ligji për Arsimin e Lartë u mohon të drejtën të rinjve për të ndjekur universitetet për shkak të tarifave të larta.

Reforma e Universiteteve u miratua disa muaj më parë dhe ajo pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Kundër saj janë shprehur edhe përfaqësues të trupave akademike universitare si dhe opozita.

Nga ana e tyre autoritetet kanë këmbëngulur se ligji i ri “përbën një reformë revolucionare” dhe se “garanton konkurrencë dhe vlerësim të meritës, duke i dhënë fund – sipas qeverisë – viteve të tëra kaos dhe degradim të universiteteve”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG