Lidhje

Kurdët, në operacion të ri luftarak kundër ISIS


Smoke believed to be from an airstrike billows over the northern Iraqi town of Sinjar, Nov. 12, 2015.

Smoke believed to be from an airstrike billows over the northern Iraqi town of Sinjar, Nov. 12, 2015.

Luftëtarët kurdë të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane rimorën nga ISIS disa zona rreth qytetit verior të Sinjarit pas nisjes së një operacioni të ri të enjten.

Zyrtarët kurdë thanë se forcat e tyre ishin në kontroll të fshatrave në të dyja anët e qytetit dhe kishin marrë kontrollin e një rruge kryesore midis Mosulit në Irak dhe kryeqytetit të vetë-shpallur të Shtetit Islamik Raqa të Sirisë .

Rreth 7,500 luftëtarë kurdë janë duke marrë pjesë në këtë përpjekje. Përveç rimarrjes së Sinjarit, ata duan të krijojnë edhe një zonë mbrojtëse për civilët.

Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA vazhduan bombardimin e zonës të enjten pas kryerjes së sulmeve ajrore të përditshme për më shumë se një javë.

Grupi Shteti Islamik e mori Sinjarin në gusht të vitit 2014 dhe terrorizoi pakicat Yazidi që jetojnë atje, ndërsa rrethoi mijëra të tjerë në male. Ishte kjo ofensivë e ISIS që tërhoqi më shumë se 5.000 sulme ajrore të koalicionit në Irak.

XS
SM
MD
LG