Lidhje

Dy shpërthime vetvrasëse në Liban


Autoritetet libaneze thanë se të paktën 37 persona u vranë dhe gati 200 u plagosën në dy shpërthime vetvrasëse në një rrethinë shiite të dominuar nga shiitët në kryeqytetin Bejrut.

Autoritetet thanë se shpërthimet ndodhën disa minuta larg njëra tjetës të enjten në mbrëmje në Burj al-Barajneh, një zone e ngarkuar komerciale dhe rezidenciale në jug të Bejrutit.

Zona, një pike e forte e grupit militant Hezbollah, është goditur edhe në të kaluarën. Grupet militante suni kanë kërcënuar se do të ndërmarrin sulme të tjera.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë mbështetur trupat siriane në luftën civile në Siri. Hezbollahu mbështetet nga Irani dhe Siria.

XS
SM
MD
LG