Lidhje

Moska dënon një ish oficer policie


Një gjykatë në Moskë shpalli fajtor një ish oficer policie dhe e dënoi atë me 13 vjet burg për kalimin e sekreteve shtetërore tek Agjencia Qendrore Ameirikane e Zbulimit, CIA.

Shërbimi Federal Rus i Sigurisë tha të enjten se Yevgeny Chistov pranoi se ishte spiun i CIA-s për tre vjet dhe pranoi fajësinë nën akuzat për tradhëti ndaj shtetit.

Chistov ishte oficer policie i caktuar në Ministrinë e Brendshme për rajonin e Moskës, tha agjencia.

"Është kuptuar se në vitin 2011, Y.A. Chistov, ndërsa shërbente në Ministrinë e Brendshme ruse, vendosi kontakte aktive me CIA-n duke vepruar për interesa financiare” thuhet në një deklaratë të agjencisë së sigurimit rus. Chistov besohet se ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan të dorëzonte informacione të lidhura me punën e tij, përfshi sekrete shtetëtore në këmbim të kompensimeve monetare, thuhet më tej në deklaratë.

XS
SM
MD
LG