Lidhje

Kurdët rimarrin qytetin Sinjar në Irak


A Kurdish fighter walks past a destroyed building in the town of Sinjar on Nov. 13, 2015 after they took it from the Islamic State group in a joint operation with the coalition forces.
A Kurdish fighter walks past a destroyed building in the town of Sinjar on Nov. 13, 2015 after they took it from the Islamic State group in a joint operation with the coalition forces.

Luftëtarët kurdë të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane thonë se kanë rimarrë qytetin verior irakian, Sinjar, një qytet strategjik që mbahej pej më shumë se një viti nga militantët e Shtetit Islamik.

Trupat kurde hynë në qytetin e Sinjarit pa ndeshur në rezistencë të madhe nga militantët e grupit ISIS.

Sulmi ndaj qytetit filloi të enjten, përgjatë një rruge të rëndësishme furnizimesh, që lidh qytetin e Mosulit në lindje, të kontrolluar nga Shteti Islamik, me qytetin e Raqqa-s, në perëndim, në Siri, të vetë-shpallur si kryeqytet nga grupi ekstremit.

Ja si reagoi zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook:

“Nëse është prerë kjo rrugë, atëherë do të ketë ndikim të madh në operacionet e grupet ISIS në atë pjesë të Irakut. Duhet të presim zhvillimet dhe ndoshta do të duhet kohë. Besojmë se kjo do të ketë ndikim tek ISIS kryesisht në veri të Irakut dhe aftësinë për të furnizuar forcat e tyre me luftëtarë të rinj në betejë.”

Edhe pse grupi ISIS mund të ketë pësuar një humbje nga veprimet e fundit ushtarake, refugjatët nga Sinjari, që tani jetojnë në Turqi, ngurrojnë të kthehen.

Hefse Abdullah është refugjate e përkatësisë etnike jaziti, nga qyteti Sinjar:

“Ata na vranë fëmijët dhe burrat. Ata na rrëmbyen gratë dhe jemi të frikësuar të kthehemi. Nuk ka paqe në atë qytet. Ata në shkatërruan shtëpitë dhe nuk kemi më asgjë. Duhet të ketë siguri që ne të kthehemi ndryshe nuk shkojmë dot. Nuk duam të kthehemi tani për tani.”

Militantët e Shtetit Islamik e morën Sinjarin në gusht të vitit 2014 duke detyruar popullsinë Yaziti që të largohej. Aeroplanët luftarakë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarë sulme të përditshme gjatë javës së fundit.

XS
SM
MD
LG