Lidhje

Libani në ditë zie për viktimat

A Lebanese soldier opens fire into the air to disperse people who gathered around a man (on the ground) whom they claimed was a suspected attacker in Burj al-Barajneh, southern Beirut, Lebanon, Thursday, Nov. 12, 2015.

Libani është në ditë zie sot për 43 viktimat që gjetën vdekjen në dy shpërthime në një rrethinë të kryeqytetit të vendit, Bejrut.

Ministria e Shëndetësisë tha se 239 të tjerë u plagosën në incidentet e djeshme.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet e kryera në një lagje banimi që kontrollohet nga Hezbollahu, i cili lufton në krah të forcave të presidentit Bashar al-Asad.

Policia tha se kishte gjetur trupin e një personi të tretë që synonte të kryente sulm vetëvrasës, por siç duket nuk kishte aktivizuar dot brezin me lëndë plasëse.

Zona ku u kryen shpërthimet ka qenë edhe më parë skenë sulmesh terroriste. Ekstremistët suni kanë kërcënuar se do të ndërmarrin sulme të tjera në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG