Lidhje

Ishujt e kontestuar në Detin e Kinës së Jugut


FILE - A B-52 strategic bomber from the United States Air Force

FILE - A B-52 strategic bomber from the United States Air Force

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thonë se dy avionë amerikanë, bombardues të rëndë, B-52, fluturuan mbi ishujt e kontestuar në Detin e Kinës së Jugut në fillim të javës. Sipas Pentagonit, pilotët morën paralajmërim verbal nga kinezët gjatë fluturimit.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se fluturime nga avionët ushtarakë amerikanë në atë trajektore nuk janë diçka e pazakontë. Ai shtoi se avionët vazhduan misionin e tyre, pavarësisht nga paralajmërimi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha sot se Pekini kundërshton veprime që minojnë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës nën pretekstin e lirisë së lundrimit dhe fluturimit.

Ushtria amerikane ka shtuar ato që i cilëson si misione për “lirinë e lëvizjes” në Detin e Kinës së Jugut, ku Pekini ka pretendime territoriale.

XS
SM
MD
LG