Lidhje

Greqi, tërmeti godet Lefkadën


Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 sipas shkallës Rihter goditi ishullin perëndimor grek të Lefkadës, duke shkaktuar dy të vdekur dhe dëmtuar rrugë e ndërtesa, thanë autoritetet lokale.

Policia tha se një grua rreth të gjashtëdhjetave gjeti vdekjen nga shembja e shtëpisë për shkak të rënies së një shkëmbi në fshatin bregdetar Ponti. Sipas policisë, një grua tjetër u vra në fshatin Athani.

Tërmeti dëmtoi gjithashtu rrugën kryesore në pjesën jugperëndimore të ishullit.

Tërmeti, me epiqendër në detin Jon, 300 kilometra në perëndim të Athinës, ndodhi rreth orës 9:10 të mëngjesit.

Tërmetet janë të zakonshme në Greqi, e cila është një nga zonat sizmike më aktive të botës. Në Greqi ndodhin më shumë se gjysma e të gjitha tërmeteve të regjistruara në Evropë.

Një tërmet i rëndë në afërsi të Athinës në vitin 1999 vrau 143 njerëz.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG