Lidhje

Gjermani, lirohen të dyshuarit për sulm


Police officers guard the 'Seituna' cultural society in Berlin, Germany, Thursday, Nov. 26, 2015.
Police officers guard the 'Seituna' cultural society in Berlin, Germany, Thursday, Nov. 26, 2015.

Policia gjermane tha se ka liruar dy persona të arrestuar një ditë më parë nën dyshimin për planifikimin e një sulmi "serioz".

Policia i tha medias se nuk janë gjetur prova për t’i mbajtur të ndaluar personat, të cilët u arrestuan në periferi të Berlinit pas një bastisjeje në një qendër kulturore islamike.

Pas bastisjes, autoritetet kontrolluan zonën përreth automjetit të personave në fjalë, ku thuhej se ndodhej një objekt i dyshimtë, por nuk u gjet asnjë armë apo lëndë shpërthyese.

Autoritetet thanë se personat janë të moshës 28 dhe 46 vjeç, por nuk kanë bërë të ditur identitetin e tyre ose informacion mbi komplotin e dyshuar. Ato thonë se hetimi vazhdon.

Duke cituar burime të sigurisë, gazeta gjermane Tagesspiegel tha se personat kishin lidhje me Shtetin Islamik dhe kishin planifikuar një sulm në qytetin perëndimor të Dortmundit.

XS
SM
MD
LG