Lidhje

Ndryshimi i klimës


Climate change

Climate change

Shkencëtarët që përpiqen për të parashikuar ndryshimet e klimës janë duke përdorur çdo burim të mundshëm për të bërë llogaritjet e tyre. Kohët e fundit, ata kanë mësuar se një nga instrumentet më të ndjeshme, mund të jenë, copëzat e vogla të materies organike që pluskojnë në oqean para syve të tyre.

Sikur të vinte nga një botë tjetër, pajisja e quajtur “Pelagra” rrëshqet poshtë sipërfaqes së ujit në një pishinë kërkimore në Qendrën Kombëtare të Oqeanografisë, në Southampton, në Angli.

Së shpejti, dy pajisje të tilla do të vendosen në oqeanin e Atlantikut të Jugut për të mbledhur mostrat e të ashtuquajturës 'borë detare." Stephanie Henson, biokimiste në këtë qendër, thotë se "Bora Detare” përbëhet nga fitoplanktone pa jetë që grumbullohen dhe formojnë “flokë bore”. Ato kanë rëndesë të mjaftueshme për të rënë në thellësi të oqeanit. Fitoplanktonet mund të formohen prej kafshëve të vogla që ushqehen me bimë ujore - jashtëqitjet e tyre janë shumë të rënda, përmbajnë shumë karbon, dhe bien në fund të oqeanit së bashku me karbonin.” Edhe pse të padukshme, fitoplanktonet janë përgjegjëse për 50 për qind të të gjithë aktivitetit të thitthjes së dyoksidid të karbonit përmes fotosintezës në tokë.

Të kuptuarit e këtij procesi mund t’i ndihmojë shkencëtarët të krijojnë më shumë modele të avancuara kompjuterike për ndryshimet globale mjedisore.

Sfida ishte për të ndërtuar një pajisje zhytese e cila mund të pluskojë në thellësitë nga 50 deri 500 metra, ku ndodh edhe procesi i absorbimit të karbonit para se të fillojë rënien në fund të oqeanit. Riçard Sanders që udhëheq projektin thotë se kjo arrihet duke e vendosur pajisjen në një rezervuar uji dhe duke shtuar në të pesha deri sa të fundoset në thellësinë e duhur. PELAGRA do të thithë ujin e oqeanit që përmban materiet organike në kontejnerë dhe periodikisht do t’i sjellë ato në sipërfaqe për studime të hollësishme. Shkencëtarët shpresojnë që pajisja PELAGRA do t’i ndihmojë për përgjigjen e një pyetje tjetër interesante - përse “bora detare” është më e bollshme në disa pjesë të oqeanit se sa në të tjerat.

XS
SM
MD
LG