Lidhje

Kerry, Lavrov takim në Beograd


U.S. Secretary of State John Kerry talks during the OSCE Ministerial Council meeting in Belgrade, Serbia, Dec. 3, 2015.

U.S. Secretary of State John Kerry talks during the OSCE Ministerial Council meeting in Belgrade, Serbia, Dec. 3, 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha në një takim me një grup ministrash të jashtëm evropianë se Rusia dhe Ukraina duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të rivendosur armëpushimin në Ukrainë.

Sekretari Kerry i bëri komentet në takimin vjetor ministerial të OSBE-së të zhvilluar në Beograd.

Në komentet e tij zoti Kerry tha se Rusia duhet të ndihmojë për largimin e forcave ruse nga Ukraina lindore dhe të lejojë qasje të pakufizuar për vëzhguesit e OSBE-së në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Zoti Kerry zhvilloi edhe një takim më vete me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd.

Takimi i OSBE-së po dominohet nga kriza e refugjatëve në Evropë, lufta në Siri dhe kërcënimi i Shtetit Islamik.

Dje, Sekretari i Shtetit qëndroi në Kosovë dhe Serbi, ku u takua me zyrtarë të lartë.

Në komentet për shtypin në Beograd, pas takimit me Kryeministrin Aleksandar Vuçiç, zoti Kerry lavdëroi përparimin e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë hapjen më të madhe të ekonomisë serbe për investime të huaja.

Zoti Kerry vlerësoi edhe përparimin e Serbisë në dialogun me Kosovën.

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë si sekretar shteti, zoti Kerry u takua dje me Kryeministrin Isa Mustafa dhe bëri thirrje për qetësimin e situatës në parlament.

Sekretari i Shtetit shprehu edhe shqetësimin amerikan për radikalizimin islamik të vendit.

XS
SM
MD
LG