Lidhje

Jehona e vizitës së sekretarit Kerry në Kosovë


Në Kosovë, autoritetet thanë se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dje në Prishtinë, ishte shumë e rëndësishme për proceset në të cilat ndodhet Kosova. Ata u bënë thirrje sërish opozitës që të kthehen në parlament për të biseduar në mënyrë që të zhbllokohet puna e tij. Analistët thonë ndërkaq se mesazhet e zotit Kerry ishin drejt të dyja palëve si institucioneve ashtu edhe opozitës, për të gjetur rrugë në zgjidhjen e krizës institucionale.

XS
SM
MD
LG