Lidhje

Dy të arrestuar të tjerë në Belgjikë


Belgjika ka ndaluar dy të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet e muajit të kaluar në Paris, duke e çuar në tetë vetë numrin e personave të akuzuar për sulmet.

Zyra e prokurorit federal tha sot se një 20-vjeçar me shtetësi franceze i identifikuar si Samir Z. është ndaluar për t’u marrë në pyetje në aeroportin e Brukselit të dielën kur po hipte në avion për në Marok.

I dyshuari tjetër, një 28-vjeçar belg i identifikuar si Pierre N. u arrestua të dielën gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në lagjen Molenbeek të Brukselit.

Disa nga autorët e sulmit të Parisit ishin banorë të Molenbeekut.

Të dy të dyshuarit dolën sot para gjykatësit ku iu komunikuan zyrtarisht akuzat për aktivitet në një organizatë terroriste, thanë prokurorët.

XS
SM
MD
LG