Lidhje

Korrupsioni në FIFA


FIFA President

FIFA President

Skandali i korrupsionit në trupën qeverisëse të futbollit botëror, FIFA, është duke u zgjeruar. Shtetet e Bashkuara ngritën akuza për disa zyrtarë të tjerë të lartë të FIFA-s, si dhe paralajmëruan se hetimet do të shtrihen edhe më tej.

Pas njoftimit të një sërë akuzash për 16 zyrtarë të FIFA-s, përfshirë akuza për shantazh, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së paralajmëroi edhe të tjerë.

“Tradhëtimi i besimit të dhënë në këtë rast është revoltues dhe përmasat e korrupsionit janë të paimagjinueshme. Mesazhin e japim ndaj çdo fajtori që vazhdon të qëndrojë në hije duke shpresuar se do t’i shmanget hetimeve: nuk do të lodhemi dhe nuk do të na shpëtoni.”

Kreu i federatës së futbollit të Guatemalas është ndër zyrtarët e përfshirë aktualisht në skandalin e FIFA-s.

“Parapëlqej të përballem me gjërat dhe jam gati të bashkëpunoj dhe kontribuoj për hetimet. Nëse duhet provuar që dikush është i pafajshëm, atëherë le ta bëjmë. Prandaj ndodhem këtu dhe nuk po fshihem.”

Që nga Sepp Blatter dhe deri tek zyrtarët e tjerë të lartë që u arrestuan gjatë fazës së parë të hetimeve në muajin maj, autoritetet amerikane janë zotuar të çrrënjosin përgjegjësit për shumë krime të kryera në të shkuarën, dhe për madje edhe disa të lidhura me aktivitete të ardhshme.

“Sipas natyrës së skemave të korrupsionit që shtrihen në disa breza, këtu bëhet fjalë për pagesa në lidhje me ture sportive që tashmë janë zhvilluar, si dhe për ndeshjet e planifikuara për dekadën e ardhshme.”

FIFA po tronditet gjithashtu financiarisht prej hetimeve amerikane.

Mbi 100 milionë dollarë janë ngrirë në SHBA dhe vende të tjera, në lidhje me aktivitetin kriminal që po hetohet.

XS
SM
MD
LG