Lidhje

Ligjet për armëmbajtjen në Amerikë


California Shootings

California Shootings

Që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama ka folur apo publikuar deklerata lidhur me 15 vrasje masive. Ngjarja më e fundit në Kaliforni ka ngjallur zemërim lidhur me ligjet amerikane për armëmbajtjen. Por siç na njeh materiali në vazhdim, ndryshimi i ligjeve nuk është aq i lehtë sa mund të mendohet.

Presidenti Obama ka bërë thirrje pas çdo vrasje masive, sikurse kjo e fundit që la 14 të vrarë në Kaliforni, për ndryshimin e ligjeve për armëmbajtjen.

“Si shoqëri duhet të ndërmarrim hapa të rendësishëm që e bëjnë të vështirë rënien e armëve në duart e individëve.”

Por ndryshimi i ligjeve është i vështirë për tre arsye. E para është tradita. Disa thonë se amendamenti i dytë i kushtetutës u jep ameriaknëve të drejtën për të mbajtur armë. Ish ligjvënësi republikan Vin Weber, tani është lobist.

“Është pjesë e eksperiencës mitologjike që armëmbajtja është e rendësishme tek identiteti amerikan.”

Së dyti kemi të bëjmë me Shoqatën Kombëtare të Armëmbajtjes, NRA. Kjo shoqatë me 4 milion anëtar ka shpenzuar 10 milion dollarë gjatë tre viteve për lobim për të drejtën e armëmbajtjes. Përsëri Vin Weber:

“NRA është e fuqishme sepse përfaqëson njerëz real, që përfshihen në procesin politik, shprehen, votojnë dhe janë aktivë.”

Zakonisht, demokratët propozojnë ligje për kontrollin e armëve dhe republikanët i rrëzojnë ato. Senatori Chuck Schumer:

“Derisa amerikanët të ngrenë zërin, bllokimi i kësaj çështje nuk do të ndryshojë.”

Kjo është edhe aryeja e tretë. Një anketë nga Pew tregon se amerikanët janë të ndarë me 52 përqind që mbështesin armëmbajtjen. Carroll Doherty është me Pew Research.

“Reflektohet ndjenja mes shumë ameriaknëve se i duan armët për mbrojtje personale.”

Kundërshtarët e armëve duan që presidenti Obama të anashkalojë Kongresin, të detyrojë prodhuesit e armëve të zbulojnë linjat e shpërndarjes dhe të ndëshkojë tregtarët armët e të cilëve janë të përfshira në krime.

XS
SM
MD
LG