Lidhje

Gjermania, ndihma në operacionet kundër ISIS


German Chancellor Angela Merkel, right, casts her vote at the German Federal Parliament in Berlin, Germany, Dec.4, 2015.

German Chancellor Angela Merkel, right, casts her vote at the German Federal Parliament in Berlin, Germany, Dec.4, 2015.

Parlamenti gjerman votoi me shumicë dërrmuese për të dërguar ndihma ushtarake në mbështetje të operacioneve kundër ISIS në Siri, në përgjigje të apelit të Francës për angazhim pas sulmeve të Parisit.

Ligjvënësit gjermanë votuan me 445 vota pro dhe 146 kundër për të dërguar avionë zbulimi, furnizimi me naftë dhe 1200 trupa për koalicionin kundër Shtetit Islamik. Megjithatë, pilotët gjermanë nuk do të marrin pjesë në operacionet sulmuese kundër objekteve të ISIS në Siri.

Pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, Presidenti Francois Hollande i bëri apel komunitetit ndërkombëtar të shkallëzojë operacionet kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG