Lidhje

Gratë në ushtrinë amerikane


women in the military
women in the military

Gratë që shërbejnë në radhët e forcave të armatosura amerikane do të kenë së shpejti mundësinë të ngasin tanke e të realizojnë sulme me mortaja, ndërkohë që Pentagoni përgatitet të hapë të gjitha pozicionet luftarake për gratë vitin e ardhshëm.

Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter e bëri njoftimin dje në Pentagon, duke thënë se Amerika, e cila mbështetet në forca vullnetare ushtarake, nuk mund të lërë në harresë gjysmën e popullsisë në shekullin e 21-të.

Gratë kanë shënuar përparime graduale në rolet luftarake që nga viti 1979 kur fituan të drejtën për të shërbyer në radhët e forcave të armatosura. Aktualisht gratë nuk kanë të drejtën të marrin pjesë në misionet luftarake që përfaqësojnë rreth 10% të roleve në ushtri.

XS
SM
MD
LG