Lidhje

Vazhdon fluksi i refugjatëve në Maqedoni

  • Isak Ramadani

Muhaajiriin Soomaali ah o ku sugan Greece (AP Photo/Giannis Papanikos)

Muhaajiriin Soomaali ah o ku sugan Greece (AP Photo/Giannis Papanikos)

Rreth 2500 refugjatë nga Lindja e Mesme kanë hyrë sot nga Idomeni i Greqisë në Gjevgjeli të Maqedonisë, ndërsa një mijë emigrantë të tjerë kanë mbetur në anën greke.
Maqedonia ka ngritur një gardh me tela dhe nuk lejon kalimin e atyre të cilët i quan “imigrantë ekonomikë” e që janë nga vende ku nuk ka konflikte të armatosura. Policia greke ka hapur një korridor për këta të fundit, për t’i tërhequr në drejtim të Athinës.
Imigrantët u bindën nga zyrtarët e Agjnesisë së Kombevë të Bashkuara – UNHCR që të zhbllokojnë rrugën për refugjatët, të cilët pranohen nga autoritetet maqedonase.
Këto ditë kanë ndodhur incidente në zonën kufitare me refugjatët dhe imigrantët. Policia maqedonase është e vendosur që të mos lejojë “imigrantët ekonomikë” dhe për pasojë, këta të fundit kanë
qëlluar me gurë policinë.
Pas këtyre ngjarjeve, autoritetet maqedonase kanë shtuar numrin e policisë speciale dhe praninë e ushtrisë në këtë zonë.
Vëzhguesit, megjithatë kanë vërejtur kalime të herë-pas-hershme të gardhit nga imigrantët. Ngritja e gardhit pritet të përfundojë deri në fund të javës.
XS
SM
MD
LG