Lidhje

Alarm terrorist në Gjenevë


Gjeneva

Gjeneva

Zyrtarët zviceranë kanë ngritur nivelin e alarmit terrorist në qytetin e Gjenevës ndërsa kërkojnë për të dyshuar terroristë që besohet të jenë në këtë zonë.

Autoritetet e Gjenevës thanë se po veprojnë bazuar në informata nga zyrtarët federalë zviceranë në lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntor në Paris.

Rojet me automatikë janë vendosur në pikat e hyrjes në kompleksin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, dhe policë shtesë qarkullojnë në rrugët e qytetit.

Sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor lanë 130 persona të vdekur dhe më shumë se 350 të plagosur.

XS
SM
MD
LG