Lidhje

Europiani, Shqipëria në grupin A


Hidhet shorti i finaleve. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ndeshet me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ndeshja e parë e saj më 11 qershor në stadiumin qytetit të Lens-it me Zvicrën

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në finalen e kampionatit europian me Francën, vendin organizator, Zvicrën dhe Rumaninë. Këto janë skuadrat të cilat u përzgjodhën gjatë hedhjes së shortit gjatë mbrëmjes së sotme në Paris. Shqipëria është në Grupin A, mes gjashtë grupeve me nga katër skuadra që do të luajnë në fazën e parë të këtij europiani.

Ndeshjen e saj të parë Shqipëria do ta luajë më Zvicrën, në stadiumin e qytetit të Lens-it, më 11 qershor, ndërkohë që Franca do të hapë europianin duke luajtur me Rumaninë një ditë më parë. Ndeshja e dytë e Shqipërisë do të jetë me Francën në stadiumin e Marsejës më 15 qershor. Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Francën, gjatë eliminatoreve, duke barazuar atje dhe duke fituar në stadiumin e Elbasanit. Ndeshja e tretë do të jetë me Rumaninë më 19 qershor në stadiumin e qytetit të Lionit

Shqipëria kualifikohet për herë të parë në një finale europiani. Ajo zuri vendin e dytë në grupin e saj gja ndeshjeve eliminatore, pas Portugalisë, duke lënë pas Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG