Lidhje

Sekretari Kerry takohet me presidentin Putin


Duke thënë se dy raundet e bisedimeve mbi tranzicionin politik në Siri “janë fillim i fuqishëm”, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë aftësitë për të bërë ndryshime të rëndësishme lidhur me krizën në Siri.

Shefi i diplomacisë amerikane komentoi në prag të bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin sot në Moskë. Duke folur përmes një përkthyesi, preisdenti Putin tha se sëbashku, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, po kërkojnë për rrugëzgjidhje për krizat më urgjente.

Dy zyrtarët po ashtu pritet të diskutojnë mbi trazirat në Ukrainë dhe luftën kundër militantëtve të Shtetit Islamik në Siri.

Zoti Kerry shkoi në Moskë nga Parisi, ku mori pjesë në një takim ndërministror të udhëhequr nga Franca lidhur me Sirinë dhe Shtetin Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG