Lidhje

Carter në Irakun verior


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter mbërriti në Irakun e Veriut për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit kurdë për zgjerimin e betejës kundër grupit Shteti Islamik. Kurdët e Irakut janë ndër forcat më të rëndësishme në terren që i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik.

Zoti Carter u prit në aeroportin e Irbilit nga Qubad Talabani, zëvendëskryeministër i rajonit autonom kurd të Irakut, dhe do të takohet me presidentin kurd Massoud Barzani dhe me trupat ushtarake amerikane në rajon.

Kurdët e Irakut janë tashmë ndër forcat më të rëndësishme në terren që i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, që pavarësisht disa humbjeve ende kontrollon pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

Sipas Sekretarit Carter, forcat kurde peshmerga kanë patur rezultate të mira dhe përfaqësojnë aleatët që kërkon të ketë SHBA në këtë luftë, që të kenë aftësinë të mposhtin ISIS-in dhe të mbajnë nën kontroll territoret e rimarra prej tij.

Vizita e Sekretarit Carter në Irak u bë pa njoftim paraprak dhe pasoi vizitën në Turqi. Në të dyja këto vende, ai zhvilloi takime për të shqyrtuar mundësitë e intensifikimit të luftës kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG