Lidhje

Obama takohet e ekipin e sigurisë kombëtare


Presidenti Barack Obama takohet sot me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Qendrën Kombëtare kundër Terrorizmit pranë Washingtonit. Qëllimi i takimit është “rishikimi i përpjekjeve qeveritare për parandalimin e sulmeve terroriste”.

Presidenti ka bërë disa deklarata kohët e fundit, në përpjekje për t’i qetësuar amerikanët pas sulmit vdekjeprurës në San Bernardino të Kalifornisë nga një çift që mendohet se ishte frymëzuar nga Shteti Islamik dhe pas masakrës së përgjakshme të Parisit në nëntor.

Të hënën, gjatë një vizite të pazakontë në Pentagon, zoti Obama tha se është i bindur se koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara do ta fitojë betejën me Shtetin Islamik. Ai tha se grupi militant po humb terren dhe se udhëheqësit e tij nuk po gjejnë vend të fshihen.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson njoftoi dje se sistemi i alarmit kundër terrorizmit ka ndryshuar.

Shtetet e Bashkuara i dhanë fund në vitin 2011 sistemit të paralajmërimeve për terrorizëm bazuar në kode me ngjyra, duke e zëvendësuar atë me njoftime publike sipas rastit, lidhur me shtimin dhe urgjencën e kërcënimeve.

Qeveria tani po planifikon publikimin e buletineve periodike, për të cilat thotë se do të japin një pasqyrë më të përgjithshme për rrezikun e kërcënimeve terroriste.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG