Lidhje

Obama: Nuk ka kërcënime specifike ndaj vendit


Presidenti Barak Obama thotë se autoritetet në Shtetet e Bashkuara nuk janë në dijeni të ndonjë kërcënimi të afërt terrorist në prag të periudhës së pushimeve të fundvitit, por ai u bëri thirrje amerikanëve për të qenë vigjilentë.

Presidenti Obama dha një mesazh të enjten, duke theksuar se përparësia e tij më e lartë është siguria e popullit amerikan, pas sulmit vdekjeprurës të këtij muaji në San Bernardino të Kalifornisë dhe masakrës së përgjakshme terroriste në Paris në muajin nëntor - të dyja të kryera nga mbështetësit e grupit terrorist Shteti Islamik.

Duke folur pas një takimi të gjatë me ekipin e sigurisë kombëtare, presidenti tha se përfundimi se në SHBA nuk ekziston një kërcënim i afërt për sulm terrorist është i bazuar, pjesërisht, në një rishikim tërësor të "përpjekjeve të gjithë qeverisë për të parandaluar sulmet dhe mbrojtur vendin.”

Duke iu drejtuar të gjithë amerikanëve nga Qendra Kombëtare e Kundërterrorizimit pranë Uashingtonit, zoti Obama tha: "Ne duhet të jetë vigjilentë."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG