Lidhje

Programimi i kompjuterave në SHBA


Apple Chief Executive Officer Tim Cook (C) attends an event for students to learn to write computer code at the Apple store in the Manhattan borough of New York December 9, 2015.
Apple Chief Executive Officer Tim Cook (C) attends an event for students to learn to write computer code at the Apple store in the Manhattan borough of New York December 9, 2015.

Në SHBA po rriten me shpejtësi vendet e punës në sektorin e shkencave kompjuterike, por shumica e studentëve nuk marrin kurse kompjuteri deri në shkollën e mesme apo në universitet. Një nxënëse e shkollës së mesme, e cila u tërhoq nga programimi i kompjuterave, dëshiron të frymëzojë fëmijët të merren me programim. Swetha Prabakaran u vlerësua nga Shtëpia e Bardhë për kontributin e saj.

Të shtunave, nxënës të shkollave fillore mblidhen në një bibliotekë lokale pranë Uashingtonit. Ata janë të përqëndruar në ekranet e kompjuterave.

“Është fantastik ky kurs. Mësova si të programoj. Është ngazëlluese.”

Kursi ofrohet nga organizata “Të gjithë të Programojmë”, e krijuar nga Swetha Prabakaran. Ajo është nxënëse e vitit të tretë të shkollës së mesme Thomas Jefferson në Virginia.

“Kur mëson programim kompjuterash në moshë të re, të bën më krijues. Ata mësojnë më shumë, dhe ndërkohë edhe e shijojnë.”

Ajo thotë se u dashurua me programimin pas një kursi fillestar që ndoqi në vitin e parë.

“E thënë thjesht, programimi është një mënyrë për t’i treguar kompjuterit çfarë të bëjë. Megjithëse jam vetëm një nxënëse, unë mund të krijoj diçka për të ndihmuar mijëra njerëz nëpërmjet një aplikacioni. Kjo mundësi për të përdorur imagjinatën dhe idetë është çfarë me apasionoi pas shkencave kompjuterike.”

Swetha filloi para një viti të mësojë nxënës të rinj se si të programojnë. Tashmë OJQ-ja e saj ka aktivitet në 12 shtete.

Andrew Guenther solli në kurs vajzën e tij 7-vjeçare. Ai beson se sa më herët të fillohet me programimin, aq më mirë është.

“Është më tepër një mundësi për të zhvilluar të menduarit kritik për të zgjidhur një problem dhe për të zhvilluar një mekanizëm për zgjidhjen.”

15-vjeçarja u nderua së fundmi në Shtëpinë e Bardhë, si një ndër 11 vajzat “Kampione të Ndryshimit”.

“Po flasim me prindër nga e gjithë bota, si nga India, Ghana, Bangladeshi etj. Shpresojmë ta zgjerojmë për të ndihmuar fëmijët e të gjithë botës.”

XS
SM
MD
LG