Lidhje

IOM: Numri i migrantëve i afrohet një milionëshit


Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) tha se numri i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në Evropë nga deti dhe toka këtë vit pritet të arrijë javën e ardhshme në një milion.

Agjencia me seli në Gjenevë tha në një deklaratë të premten, që shënohet si Dita Ndërkombëtare e Migrantëve, se 990,761 njerëz kanë hyrë këtë vit në Evropë nga Afrika apo Lindja e Mesme. Rreth 800,000 kanë kaluar nga Turqia në Greqi; më shumë se gjysma e tyre - rreth 455,000 - janë sirianë.

Zëdhënësi i IOM tha se rreth 4,300 njerëz arritën të mërkurën nga brigjet turke në ishujt e afërt grekë dhe se organizata vlerëson se deri të martën, numri i përgjithshëm do të shënojë një milion.

XS
SM
MD
LG