Lidhje

Qendra Kombëtare e Krishtlindjeve


Qendra Kombëtare e Krishtlindjeve të sjell në mendje kujtimet e së shkuarës. Muzeu i vetëm i Krishlindjes në botë është i mbushur me lodra antike dhe me zbukurime. Vizitorët nga e gjithë bota shkojnë në qendrën me pronarë privatë në qytetin e vogël "Paradise" të Pensilvanisë.

Qendra Kombëtare e Krishtlindjes është e mbushur me nostalgji dhe me mijëra objekte që pasqyrojnë frymën e festës. Kjo dhomë është e mbushur me lodra të magjishme të epokave të ndryshme. Lindsay Hallman erdhi për ta vizituar muzeun me fëmijët.

“Më pëlqen shumë të shoh lodrat e ndryshme. Ato më çojnë në vitet e fëmijërisë, më kujtojnë magjinë e Krishtlindjes."

Lodrat e vjetra janë diçka e re për djalin e saj, Brody, i cili është po aq i gëzuar.

“Këtu ka plot drita dhe pemë të Krishtlindjes."

Në muze janë vendosur pesëqind figura të Santës, përfshirë ekspozitën e Polit të Veriut dhe atë për Krishtlindjen në mbarë botën.

Rreth tre të katërtat e objekteve i ka sjellë nga Jim Morrison, i cili filloi të grumbullojë objekte të Krishlindjes që kur ishte fëmijë.

“Ky është një tren që ma dhuroi tezja ime kur isha tre vjeç. Me këtë tren fillon ekspozita."

Tani në të 70-at, Morrison i vendos lodrat në muze për ta ndarë me të tjerët dashurinë e tij të Krishtlindjen.

“Krishtlindja ka ndryshuar në Amerikë. Më pëlqen mënyra si festohej kur unë isha i vogël, prandaj e ndërtuam ekspozitën sipas imagjinatës së një fëmije. Këtu gjen të gjitha të veçantat: këngët, pema e Krishtlindjes, të gjitha kujtimet e brezave."

Vizitorët i tërheq shumë ky rikrijim i dyqanit Woolworth, e para kompani e shitjeve me pakicë që shiste mallra të lira. Për më shumë se një shekull, që nga fundi i viteve 1800, Woolworth ishte vendi ku mund të blije zbukurime dhe lodra për Krishtlindje.

“Më kujtohet kur shkoja atje me nënën kur ishim fëmijë: lodrat, kukullat që shiteshin…"

Të rinjtë, por edhe ata me shpirt të ri, mund të shohin këtu edhe TudorTowne-in, bazuar tek libri rreth një fshati të vjetër anglez, ku të gjitha kafshët përfshihen nga hareja e Krishtlindjes.

"Toyland Train Mountain" përshkohet nga trena elektrikë që udhëtojnë nëpër fshatra dhe qytete. Kjo ekspozitë të kujton versionet më të vogla që shpesh vendosen nën Pemën e Krishtilindjes.

Jim Morrison thotë se ai do që vizitorët të kujtojnë këtu kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes, të festojnë lindjen e Jezusit.

“Kemi ekpozuar skena të lindjes së Krishtit nga vende të ndryshme: nga Kina, Japonia, Koreja, Estonia, Rusia, Afrika."

Vizitorët më të moshuar, ekspozimi i relikeve i çon në vitet e fëmijërisë. Ndërsa fëmijët njihen këtu me gëzimin e Krishtlindjes në vitet e shkuara, kur ata ende nuk kishin lindur.

XS
SM
MD
LG