Lidhje

Shkup, universitet i ri në gjuhën shqipe


Qeveria e Maqedonisë ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së Arsimit për një tjetër universitet shtetëror në gjuhën shqipe.Universiteti i ri, siç bëri të ditur kryeministri Nikolla Gruevski, do të mbajë emrin e humanistet shqiptare me origjinë nga Shkupi, Nëna Terezë. Zoti Gruevski tha se universiteti do të funksionojë në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.

“Do të ketë dimensione serioze ndërkombëtare sepse do të ketë profesorë edhe studentë si maqedonas ashtu edhe shqiptarë por edhe të huaj”, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Ky do të jetë universiteti i dytë në gjuhën shqipe që do të financohet nga buxheti i shtetit.

Por, mes shqiptarëve ka mendime dhe dilema nëse ky vendim që po bëhet para fushatës zgjedhore, do të jetë cilësor apo do të prodhojë kuadro të panevojshëm, për të cilët do të jetë shumë e vështirë të gjejnë punë pas studimeve.

Universitetet në Maqedoni nxjerrin një numër të madh juristësh dhe ekonomistësh, të cilët më vonë në mungesë të vendeve të punës, detyrohen të migrojnë jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG