Lidhje

Kutia e zezë e dëmtuar në avionin rus


Ushtria ruse thotë se nuk ka qënë në gjendje të nxjerrë informacione nga kutia e zezë e aeroplanit luftarak të rrëzuar nga ushtria turke muajin e kaluar.

Shefi i ushtrisë ruse për sigurinë e fluturimeve, Sergei Bainetov, tha se inspektimi i regjsitrimeve në kutinë e zezë, tregon se 13 nga 16 mikroçipet kanë dalë jashtë përdorimit ndërsa tre janë dëmtuar.

Ai tha se ekspertët do të përpiqen të nxjerrin informacione nga mikroçipat, por se do të duhet një kohë e gjatë.

Turqia goditi dhe rrëzoi një avion rus bombardues të tipit SU-24 me 24 nëntor pranë kufirit të atij vendi me Sirinë, duke thënë se kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Rrëzimi i aeroplanit rezultoi në vdekjen e pilotit dhe një ushtari që u përpoq ta shpëtonte atë.

XS
SM
MD
LG