Lidhje

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë


Bashkimi Evropian ka zgjatur sanksionet ekonomike ndaj Rusisë me gjashtë muaj lidhur me përfshirjen e atij vendi tek kriza në Ukrainë.

Blloku 28 anëtarësh zgjati sanksionet deri me 31 korrik të vitit 2016 ndërsa shqyrton respektimin nga Rusia të marrëveshjes së paqes në lindje të Ukrainës.

Pavarësisht nënshkrimit të armëpushimit në fillim të këtij viti, Ukraina thotë se ende nuk ka marrë nën kontroll kufirin me Rusinë. Parlamenti rus votoi në mars të vitit të kaluar aneksimin e Krimesë, vetëm disa javë pasi protestuesit ukrainas pro perëndimorë në Kiev detyruan largimin e presidentit pro-rus Viktor Yanukovych nga posti.

Disa javë më vonë, seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës u rebeluan kundër qeverisë së Kievit, veprim që çoi në sanksione tregtare dhe udhëtimi kundër zyrtarëve rusë të lidhur me presidentin Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG