Lidhje

Radikalizmi, arrestime në Bosnje


Policia boshnjake ka arrestuar 11 vetë të dyshuar për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik dhe ekstremistët e këtij grupi që luftojnë në Siri dhe Irak.

Prokuroria e vendit tha në një deklaratë sot se kontrollet në zonën e kryeqyetit Sarajevë, kishin vënë në shënjestër 15 persona dhe policia gjeti të dhëna që linte të kuptohej për lidhje me strukturat e Shtetit Islamik.

Bastisjet u kryen pranë barrakave të ushtrisë në rrethinën e Rajlovacit ku një person i armatosur vrau dy ushtarë boshnjakë në nëntor në një sulm që autoritetet e cilësuan akt terrorizmi.

XS
SM
MD
LG