Lidhje

Luftime në Ramadi


Trupat irakiane luftuan sot në qendër të Ramadit në një përpjekje të guximshme për të rimarrë kontrollin e qytetit nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Sabah Al-Numani, një zëdhënës për shërbimin e kundër-terrorizmit në Irak, tha se luftimet po ndodhnin në lagjet përreth një kompleksi qeveritar me mbështetje nga forca ajrore. Trupat irakiane po spastrojnë bombat në anë të rrugës, ndërsa përpiqen që të përparojnë.

Avionë luftarakë të koalicionit kanë ndërmarrë goditje ajrore ndaj objektivave të Shtetit Islamik në rrethinat e qytetit.

Humbja e kontrollit të Ramadit në maj, ishte një humbje madhore për qeverinë dhe ushtrinë irakiane.

XS
SM
MD
LG