Lidhje

Rezistenca ndaj antibiotikëve


Multiple antibiotic-resistant strains of Clostridium difficile have recently emerged, posing a worldwide health threat. Researchers have identified a nonantibiotic drug that could help combat C. difficile infection. (Credit: V. Altounian/Science Translati

Multiple antibiotic-resistant strains of Clostridium difficile have recently emerged, posing a worldwide health threat. Researchers have identified a nonantibiotic drug that could help combat C. difficile infection. (Credit: V. Altounian/Science Translati

Që kur u zbulua penicilina në vitin 1928, antibiotikët janë përdorur kundër shumë lloje infeksionesh. Por tani mjekët po zbulojnë se gjithnjë e më shumë bakterie janë rezistente edhe ndaj antibiotikëve më të fuqishëm. Siç shpjegon materiali në vazhdim, praktika mjekësore do të ndryshojë rrënjësisht nëse nuk bëhen ndryshime në përdorimin e antibiotikëve në spitale dhe nga mjekët privatë.

Në vitin 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se po shkojmë drejt një “periudhe post-antibiotike” kur më shumë njerëz do të vdesin për shkak të infeksioneve të zakonshme.

Vetëm në Indi, llogaritet të kenë vdekur 58 mijë foshnja vetëm në një vit, për shkak të një infeksioni resistent ndaj antibiotikëve

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve vlerëson se 23 mijë vetë vdiqën në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014 për shkak të rezistencës ndaj ilaçeve. Michael Bell i kësaj qendre thotë se ky është problem i madh.

"Për një kohë të gjatë, kemi pasur disa lloj antibiotikësh rezervë në çdo kohë, kështuqë sa herë që humbnim aftësinë për të përdorur njërin, fillonim të përdornim tjetrin. Për fat të keq tani, numri i antibiotikëve rezervë është zero”.

Bakteriet shndërrohen vazhdimisht, kështuqë ato që i rezistojnë ilaçeve që duhet t’I luftojnë, riprodhohen. Kjo është diçka normale dhe aktibiotikët vetë nuk shkaktojnë rezistencë por përdorimi i gabuar i tyre, është një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve.

Ajo që e rëndon më shumë situatën, është fakti që shumë njerëz nuk e kuptojnë se antibiotikët janë efektivë vetëm kundër infeksioneve bakteriale, jo për viruse si gripi ose i ftohti.

Për ta zgjidhur këtë krizë, shkencëtarët po punojnë për zhvillimin e ilaçeve të reja.

"Por më e rëndësishme është të ruajmë ato që kemi”, thotë Dr. Bell.

Sipas një studimi të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Spitalet amerikane po japin ilaçe më të forta dhe më të shumta se ç’është e nevojshme. Agjencia u ka kërkuar mjekëve në spital të jenë më të kujdesshëm kur japin recetat për antibiotikët. Qendra po shqyrton gjithashtu edhe shkaqet e infeksioneve.

"Rezistenca ndaj antibiotikëve po shkaktohet jo vetëm se po përdoren shumë antibiotikë por edhe nga përhapja e shumë infeksioneve, mungesa e higjienës, kontakti aksidental me sipërfaqe të ndotura, prandaj kontrolli për infeksionet është i rëndësishëm”.

Edhe individidët mund të ndihmojnë. Në faqen e saj të internetit, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve këshillon që antibiotikët të përdoren sipas recetës dhe të merren deri në fund, edhe nëse ndjehesh më mirë. Megjithatë, duhen marrë masa urgjente në nivel global për të parandaluar katastrofën që mund të shkaktojë një periudhë post-antibiotike.

XS
SM
MD
LG