Lidhje

Suksesi i filmit "Star Wars"


Moviegoers cheer and wave lightsabers before the first showing of the movie "Star Wars: The Force Awakens" at the TCL Chinese Theatre in Hollywood, California, Dec. 17, 2015.

Moviegoers cheer and wave lightsabers before the first showing of the movie "Star Wars: The Force Awakens" at the TCL Chinese Theatre in Hollywood, California, Dec. 17, 2015.

Filmi Star Wars: The Force Awakens filloi të shfaqej me shumë bujë në kinematë amerikane. Admiruesit e filmit të veshur si personazhet e tij u rradhitën për të parë historinë e përjetshme të së mirës mbi të keqen. Mes vendeve të tjera, saga e hapësirës u luajt në hijen e anijeve reale të hapësirës dhe historisë së aviacionit në kinematë IMAX në muzeun e Hapësirës në kryeqytetin amerikan. Filmi Star Wars është një histori që ka mahnitur breza të tërë.

Tensioni është i dukshëm ndërsa një gjeneratë e re e heronjve të rinj, në një galaktikë larg, shumë larg janë përfshirë në vorbullën e një vale kanosëse mes …errësirës dhe dritës.

Ende me drithërima pas 30 a më shumë vitesh, kolona zanore e John Williams njofton fillimin Star Wars: The Force Awakens dhe ne ndjejmë se po nis një tjetër garë ngazëllyese.

Regjisori J.J. Abrams ndjek suksesin e George Lucas, duke sjell personazhe të reja karizmatikë pranë atyre ikonë. Daisy Ridley luan Rey, e thjeshtë dhe e sigurtë në vetvete. Ndryshe nga Princesha Leia, ajo nuk është një grua e privilegjit. Ajo është një heroinë për brezin e ri.

“Të luaje një rol me aq nuancë ishte emocionuese, dhe unë shpresoj se gratë dhe burrat e shohin veten në këto personazhe”, thotë aktorja Daisey Ridely.

Sigurisht që Star Wars nuk do të ishte Star Wars pa heronjtë e vjetër: Harrison Ford në rolin e Han Solo, Mark Hamill si Luke Skywalker dhe Carrie Fisher si Princesha Leia.

“Unë vazhdoj të jem Leia. Ajo vazhdon. Kam qëndruar me atë personazh për 35 vjet. Jam munduar të qëndrojë në formë, gati për veprim”, thotë Carrie Fisher.

Me heronjtë e rinj dhe të vjetër Star Wars është një tregim i përjetshëm. Qindra vetë u mblodhën në muzeun e hapësirës në Uashington, DC, që e panë në kinematë IMAX.

Entuziazmi global rreth Star Wars është një dëshmi e vërtetë për fuqinë e kulturës së filmit për të na bashkuar në luftën klasike të së Mirës kundër së Keqes.

XS
SM
MD
LG