Lidhje

Tokio dhe Seuli pajtohen për skllavet e seksit


Koreja e Jugut dhe Japonia janë pajtuar për zgjidhjen e një mosmarrëveshje të debatueshme historike mbi prostitucionin e detyruar të Japonisë ndaj grave koreane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Yun Byung-se tha të hënën, pas bisedimeve me homologun e tij japonez Fumio Kishida, se marrëveshja do të jetë "përfundimtare dhe e pakthyeshme", në qoftë se Japonia përmbush përgjegjësitë e saj.

Marrëveshja përfshin një fond prej 8,3 milion dollarësh kompensim për ish skllavet e mbijetuara të seksit dhe një ndjesë nga kryeministri japonez Shinzo Abe.

XS
SM
MD
LG