Lidhje

Uashington, bashkëpunimi mes dy partive


Amerikanët përjetuan diçka të rrallë në fund të vitit 2015: Kongresi miratoi me mbështetjen e të dyja partive një ligj të rëndësishëm. Duket se për vitin 2016 udhëheqësit republikanë në të dyja dhomat e Kongresit po premtojnë kthimin tek procedurat elegjislacioneve tradicionale, sipas të cilave Kongresi ka operuar dekada më parë. Ky synim do të vihet në provë më 2016, një vit zgjedhjesh.

Nga miratimi i buxhetit, tek përmirësimi i autostradave të mbingarkuara të Amerikës, e deri tek fuqizimi i sigurisë kibernetike, Kongresi nën udhëheqjen e republikanëve miratoi një numër të madh projektligjesh, të cilat Presidenti demokrat Barack Obama i nënshkroi në ligje.Paul Ryan është Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve:

“Ndjehem mirë për arritjet tona vetëm brenda disa javëve. Dhe ndjehem shumë mirë për arritjet që do të realizojmë vitin e ardhdhëm.”

Senatori republikan Mitch McConnell:

“Kur populli amerikan zgjedh një qeveri që është e ndarë, ai nuk thotë “mos bëni asgjë” Ai thotë “përpiquni për çështjet për të cilat mund të bini dakord.”

Demokratët, të cilët e humbën shumicën në Senat në vitin 2014, pretendojnë se një pjesë meritës për këtë arritje u takon atyre. Demokratja Patty Murray.

“Kur Republikanët ishin pakicë, synimi i tyre ishte të na pengonin. Tani që demokratët janë në pakicë, synimi ynë është të ndihmojmë klasën e mesme. Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me republikanët për të arritur këtë.”

“Në se sheh një kandiat që Washingtoni e përqafon, vrapo dhe fshihu", thotë senatori Ted Cruzz.

Për disa kandidatë republikanë për president, një Washington që punon nuk mund të bëjë gjëra të mira.

“Në se mendon se Washingtoni është i prishur me themel, se ka një korrupsion tek të dyja partitë politike, që bëjnë kompromise me lobistët dhe me ineteresat e veçanta që shtohen e shtohen vazhdimisht… pikërisht për këtë zhvillohet fushata.”

Udhëheqësit e Kongresit ndjehen të inkurajuar:

“Dua të sigurohem që gjatë punës sonë në Vitin e Ri të rikthehemi tek rregullat e zakonshme, që të kemi një sistem që funksionon ashtu sikurse e kishin menduar baballarët e kombit”, thotë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan.

“Patëm disa biseda me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve. Të dy synojmë miratimin e buxhetit. Nuk ka arsye përse të mos e bëjmë këtë”, thotë demokrati Harry Reid.

Kongresi nuk e ka miratuar buxhetin zë për zë, që nga koha kur president ishte Bill Clinton.

“Ligji që sapo miratuam me vlerën e $1.1 trilionë dollarëve është një ligj i vetëm. Kjo nuk është mënyra se si duhet punuar. Ne do të përpiqemi për më të mirën, që të mos përfundojmë përsëri në këtë situatë.”

Senatorit McConnell do t’i duhet ndihma e demokratëve.

“Të shpresojmë që kolegët tanë republikanë të jenë një pakicë po aq bashkëpunuese, si ne këtë vit, kur demokratët të marrin përsëri kontrollin e Senatit në vitin 2016”, thotë senatori demokrat Chuck Schumer.

Udhëheqëst republikanë synojnë që ky parashikim të mos jetë i vërtetë dhe ata shohin një Kongres funksional si kyçin për arrtijen e këtij qëllimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG