Lidhje

Stuhi vdekjeprurëse në Amerikë


Stuhitë goditën pjesën jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës së Krishtlindjes, me përmbytje dhe tornado që shkaktuan vdekjen e të pakën 43 vetëve, shkatërrime godinash dhe bllokims transporti për miliona vetë në një kohë të ngarkuar udhëtimesh.


Moti i keq ose parashikimet për stuhi, sollën si rezultat vendosjen e gjendjes së emergjencës në shtetet e Mizurit dhe Nju Meksikos.


Përmbytjet shkaktuan vdekjen e 13 vetëve në Mizuri dhe Ilinoi. Në Teksas të paktën 11 vetë gjetën vdekjen në zonën e Dallasit gjatë fundjavës nga tornadot.

Këto stuhi, pasuan ato të para Krishtlindjes, ku gjetën vdekjen 18 vetë.Guvernatorët e disa shteteve kanë evakuuar banorët nga shtëpitë.
Moti i keq solli si rezultat anullimin e afro 1 mijë e 500 fluturimeve të dielën.

XS
SM
MD
LG