Lidhje

Siri, dhjetëra të vrarë nga shpërthime të njëpasnjëshme


Dy bombardime të njëpasnjëshme në qytetin Homs të Sirisë, shkaktuan vdekjen e të paktën 19 vetëve sot, ku autori i një sulmi vetëvrasës aktivizoi një brez me eksplozivë ndërsa kalimtarët po shihnin dëmet e shkaktuara nga një shpërthim i mëparshëm.

Shpërthimi ndodhi në distriktin al-Zahraa të këtij qyteti qendror. Numri i saktë i viktimave mbetet i paqartë. Media shtetërore siriane njofton se janë vrarë 19 vetë, ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se janë vrarë 32 persona. Dhjetra të tjerë janë plagosur.

Ishte sulmi i dytë i fuqishëm në Homs që kur një marrëveshje për armëpushim mes palëve ndërluftuese hyri në fuqi në fillim të këtij muaji, duke i hapur rrugën marrjes nën kontroll nga qeveria të zonës së fundit të qytetit që ishte nën duart e rebelëve.

Ndërkohë, ka filluar evakuimi i tre qyteteve të tjera, pas një marrëveshjeje të mbështetur nga OKB-ja, që u arrit në shtator mes qeverisë dhe kryengritësve që kundërshtojnë administratën e Presidentin Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG