Lidhje

Vritet një udhëheqës i lartë i ISIS


Ushtria amerikane thotë se një sulm ajtor i forcave të koalicionit në Siri ka eleminuar një udhëheqës të grupit të vetquajtur Shteti Islamik, me lidhje direkte me të dyshuarin si drejtues i sulmeve terroriste në Paris muajin e kaluar.

Zëdhënësi i koalicionit, Koloneli Steve Warren, tha gjatë një konference shtypi të martën se Charaffe al-Mouadan u vra javën e kaluar.

Ai tha se Mouadan kishte lidhje me Abdelhamid Abaaoud, që besohet të jetë udhëheqës i celulës që koordinoi sulmet e Parisit, ku humbën jetën 130 njerëz. Abaaoud u vra gjatë bastisjeve policore disa ditë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris.

Koloneli Warren tha se terroristi Moudan po planifikonte në mënyrë aktive sulme të tjera kundër Perëndimit, por nuk dha detaje nëse ai kishte objektiv Amerikën, Evropën apo të dyja. Zoti Warren theksoi se 10 udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik ishin vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit gjatë muajit të fundit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG