Lidhje

Shtëpia e Bardhë vonon sanksionet për Iranin


Shtëpia e Bardhë po shtyn planet për të vënë sanksione ndaj programit të raketave balistike të Iranit.

Gazeta The Wall Street Journal njoftonte mbrëmë se vendimi është shtyrë për vënien e sanksioneve kundër 12 individëve dhe kompanive në Iran, Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shkrimi i referohej një zyrtari amerikan që thoshte se sanksionet janë të mundshme por se nuk është e qartë se kur ose nëse do të ndodhin. Zyrtari thoshte se penalizimi financiar nuk do të binte ndesh me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për programin bërthamor të Iranit.

Teherani, nga ana tjetër, thotë se sanksionet e reja do ta bënin të pavlefshëm marrëveshjen bërthamore.

XS
SM
MD
LG