Lidhje

Media Izraelite: 1 i vrarë dhe 3 të plagosur


Media izraelite thotë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën kur një burrë hapi zjarr në një rrugë plot njerëz në Tel Aviv të premten.

Identiteti i autorit dhe motivi për hapjen e zjarrit mbeten të paqarta. Incidenti vjen ndërkohë që gjatë tre muajve të fundit ka patur thuajse sulme të përditshme me thika dhe sende të tjera nga palestinezët ndaj civilëve izraelitë dhe ushtarëve.

Afro 130 palestinezë dhe 20 izraelitë janë vrarë në këtë dhunë. Shumë prej palestinezëve të vrarë ishin autor sulmesh ndërsa të tjetë janë qëlluar për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë gjatë përleshjeve.

XS
SM
MD
LG