Lidhje

Irak, ISIS sulmon trupat qeveritare


Militantët e Shtetit Islamik sulmuan të hënën trupat irakiane dhe luftëtarët e fiseve aleate pranë qytetit Haditha, duke vrarë të paktën 11 vetë dhe plagosur dhjetra të tjerë, thanë zyrtarët.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press 30 ushtarë u plagosën në këto sulme të kryera me një makinë bombë dhe me mina në anë të rrugës.

Incidentet ndodhin një javë pasi trupat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore nën udhëheqjen e SHBA, së bashku me fiset suni zprapsën jashtë qytetit Ramadi forcat e ISIS-it, kryeqytet i provincës Anbar, që përfshin edhe Hadithan.

Luftëtarët e ISIS-t, që kanë mbetur në lindje dhe në veri të qytetit kanë nisur kundërsulme të përditshme kundër pozicioneve ushtarake irakiane, kryesisht duke përdorur shpërthime vetëvrasëse me makina.

XS
SM
MD
LG