Lidhje

Vdes Stigwood, sipërmarrësi i famshëm i botës së argëtimit


Barry Gibb dhe Robert Stigwood
Barry Gibb dhe Robert Stigwood

Në Londër vdiq në moshën 81 vjeçare Robert Stigwood, sipërmarrësi i famshëm i biznesit të argëtimit, prodhimet e të cilit i vunë vulën një epokë të tërë.

Stigwood, i lindur në Australi, menaxhonte grupin britanik të rokut Cream dhe kitaristin e tij legjendar, Eric Clapton.

Ai ishte gjithashtu menaxher i tre vëllezërve Gibb, që formuan grupin Bee Gees dhe krijuan muzikën e filmit Saturday Night Fever, në të cilin Stigwood ishte producent.

Motivet muzikore të këtij filmi u përhapën nëpër diskot e kohës kudo në botë dhe u bënë simboli jozyrtar i fundit të viteve 1970, duke frymëzuar një prirje të re në argëtimet dhe veshjet e kohës.

Saturday Night Fever dhe filmi tjetër Grease, përsëri me producent Robert Stigwood, nxorën aktorin tashmë të famshëm John Travolta, i cili ishte pak i njohur, para se të luante në këta dy filma.

XS
SM
MD
LG