Lidhje

2500 militantë të ISIS-it të vrarë në dhjetor


Mideast Iraq Islamic State

Mideast Iraq Islamic State

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri lanë të vrarë rreth 2,500 militantë në muajin dhjetor, tha një zëdhënës ushtarak.

Kolonel Steve Warren u tha gazetarëve se që nga fillimi i sulmeve ajrore të koalicionit në gusht 2014, Shteti Islamik ka humbur të paktën 20,000 kilometra katrorë territor. Ai tha se ISIS nuk ka fituar territor që nga maji i vitit të kaluar.

Kolonel Warren tha se intensifikimi i sulmeve ajrore të koalicionit ka pasur ndikim të madh mbi prodhimin e naftës nga ISIS-i, duke e zvogëluar atë nga 45.000 fuçi në ditë në 34.000.

Javën e kaluar, trupat irakiane dhe fiset suni të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e kanë nxjerrë ISIS-in jashtë qytetit irakian Ramadi, kryeqytet i provincës së madhe Anbar.

Warren tha se forcat irakiane që spastruan Ramadin gjetën civilë të vrarë me ekzekutim dhe të tjerë që përdoreshin si mburoja njerëzore ngta ISIS-i.

XS
SM
MD
LG