Lidhje

Përmbytje në disa komuna të Kosovës


Kosovo, Floods

Kosovo, Floods

Reshjet e ditëve të fundit dhe ngritja e temperaturave që çoi në shkrirjen e borës, shkaktuan përmbytje ne disa zona të Kosovës. Më të goditurat ishin komuna e Malishevës e Drenasit në Kosovën qendrore, Suhareka në jug perëndim dhe komuna e Shtimes rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit.

Lumenj dhe përrenj të vegjël dolën nga shtratit e tyre duke përmbytur edhe pjesë të rrugëve kombëtare

Zyrtarë të qendrës për situata emergjente thanë se gjendja duket më e mirë të enjten në mëngjes dhe deri tash përmbytjet kanë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka pasur dëme në njerëz, përveç që në Malishevë një person ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa janë zhvendosur tri familje më të rrezikuara.

XS
SM
MD
LG